8.8 C
Mitrovice
E hënë, 26 Janar, 2026
spot_img

U kërkua largimi i Ardian Kastratit pas shkrimit të tij: UP del me komunikatë

Universiteti i Prishtinës, përmes një komunikate për media ka deklaruar se distancohet nga veprimet e profesorit Ardian Kastrati, i cili dje u kritikua ashpër për postimin e tij.

UP tha se ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga shkrimi i publikuar, por tha se si institucion më i madh i arsimit në vend, kërkon që personeli të kenë kujdes me sjelljet, qëndrimet, deklaratat e tyre.

Komunikata e plotë nga UP:

‘’Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton se ka ndjekur me shqetësim situatën e krijuar si pasojë e një shkrimi të publikuar dje në llogarinë e tij në facebook nga z. Ardian Kastrati, profesor asistent në Fakultetin Filozofik të UP-së.



Universiteti i Prishtinës ka mirëpritur krijimin e institucioneve të reja dhe shpreson në stabilizimin e rrethanave politike në vend. Por, në situatën e krijuar nga rasti i lartpërmendur, UP-ja njofton opinionin që, si institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, kërkon nga personeli i tij, që pavarësisht institucionit ku janë të angazhuar, me sjelljet, qëndrimet dhe deklaratat e tyre, të ruajnë imazhin e UP-së.

Në këto rrethana, UP-ja distancohet nga deklarata individuale e profesor Kastratit si dhe dënon fuqishëm gjuhën denigruese të përdorur.



Në suazat e përgjegjësive të veta statutare, UP-ja, në ditët në vijim, do ta trajtojë rastin në fjalë, në përputhje edhe me ligjet në fuqi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT