Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli ka kërkuar dorëheqjen e deputetes Duda Balje nga Grupi Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës ku ajo është kryetare. Behgjet Pacolli, deputet i Kuvendit, ka reaguar menjëherë duke e mbështetur Baljen.
Lidhur me këtë çështje, Pacolli tha se propozimi i Demollit për shkarkimin e Balje ishte i pavend dhe i nxituar.
Ai tha se Duda Balje zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar.
“Deputetja Duda Balje u zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar. Mendoj se propozimi i znj. Luljeta Demolli, për shkarkimin e znj. Balje ishte i pavend dhe i nxituar”, tha Pacolli në Facebook.