Këngëtarja e dashur për publikun, Jonida Maliqi gjithmonë poston për ndjekësit foto nga përditshshmëria dhe udhëtimet e mrekullueshme.
Së fundmi Jonida ishte në Marrakech së bashku me Alketa Vejsiun, ku po punojnë për realizimin e një projekti.
Këngëtarja po ashtu ka publikuar foto nga vende të ndryshme të Marokut. Ndërkohë, një postim ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe ka ngjallur debat në rrjet.
Në një foto që Jonida publikoi, shfaqej me dy majmunë të vegjël në duar, ndërsa ishin të lidhur me zinxhirë. Ndërkohe, fansat e kanë akuzuar për mungesë ndjeshmërie ndaj kafshëve dhe këngëtarja është detyruar të fshijë postimin si edhë të bëjë një sqarim publik.