Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se qeveria e Turqisë pritet ta mbështesë Kosovën me 200 milionë lira turke për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas kursit sot rreth orës 17:30, kur të konvertohen në euro, i bie 3 milionë e 891 mijë euro.
“Miratohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake ndërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështes Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200,000,000.00 TL ( dyqind milionë lira turke) për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.” – ka shkruar Maqedonci në Facebook, më 03.04.2026.



