7.5 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Turqi, gjykata shpall vendimin për pjesëtarët e FETO-s të sjellë nga Kosova

Trupi gjykues i liroi të pandehurit Karakaya dhe Özkan nga akuza “spiunazh ndërkombëtar”, por shpalli dënim me nga shtatë vjet e gjashtë muaj për akuzën “pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste”.

Gjykata turke ka dënuar me nga shtatë vjet e gjashtë muaj burgim dy nga gjashtë pjesëtarët e organizatës FETO të sjellë në Turqi nga Kosova vitin e kaluar përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në seancën e mbajtur në Gjykatën e 30-të të Krimeve të Rënda në Stamboll, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan mohuan akuzat e ngritura ndaj tyre.

Trupi gjykues i liroi të pandehurit Karakaya dhe Özkan nga akuza “spiunazh ndërkombëtar”, por shpalli dënim me nga shtatë vjet e gjashtë muaj për akuzën “pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste”.

Në aktakuzën e përgatitur nga Prokuroria Republikane e Stambollit, gjashtë të dyshuarit, ndër të tjera, ngarkoheshin me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar” dhe për ta ishte kërkuar burgim nga 16 vjet e gjashtë muaj deri në 28 vjet.

Gjykata e Krimeve të Rënda e Stambollit kishte ndarë lëndën për Osman Karakaya dhe Cihan Özkan.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT