Tuna Sejdi së fundmi ka rrëmbyer vëmendjen me fotografitë e realizuara së fundmi nga fotografi Norik Uka, shkruan GazetaBlic.
Ditën e sotme ajo ka publikuar dhe një të tillë në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa ka nxjerrë në pah dekoltenë e hapur.
E veshur me xhaketë të zezë, lëkurë, e rregulluar deri në detaje nga duart e Arbër Bytyqit, këngëtarja po shkëlqen në këtë paraqitje.
Tuna dhe Patrisi ka kohë që janë shpërngulur në Amerikë, por që vajtjet dhe ardhjet e këngëtares drejt Kosovës nuk mungojnë.
Sa i përket muzikës, vetëm një javë më parë ajo lansoi projektin “Amoni”, i cili deri tani numëron afro një milion shikime në kanalin e saj në Youtube./GazetaBlic