29.8 C
Mitrovice
E martë, 8 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Trumpi u vendos taksë prej 35 për qind mallrave nga Serbia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar për taksa të reja të vendit të tij ndaj disa shteteve, përfshirë Serbinë dhe Bosnjën, por ka vendosur që t’i shtyjë deri muajin e ardhshëm taksat ndaj mallrave të shteteve kyçe.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se disa shtete si Japonia, Koreja e Jugut dhe Afrika e Jugut do të ballafaqohen me taksa deri në 40 për qind si pjesë e një vale të re të tarifave që pritet të hyjnë në fuqi më 1 gusht, raporton gazeta “The Guardian”.

Duke publikuar në rrjete sociale letra që u ka dërguar udhëheqësve botërorë, Trumpi i njoftoi taksat e reja amerikane ndaj shteteve si në vijim:

35 për qind për Serbinë, 30 për qind për Bosnjën, 35 për qind për Bangladeshin, 36 për qind për Kamboxhian, 32 për qind për Indonezinë, 25 për qind për Japoninë, 25 për qind për Kazakistanin, 40 për qind për Laosin, 25 për qind për Malajzinë, 40 për qind për Mianmarin, 30 për qind për Afrikën e Jugut, 25 për qind për Korenë e Jugut, 36 për qind për Tajlandën dhe 25 për qind për Tunizinë.

Trumpi gjithashtu nënshkroi një urdhër ekzekutiv të hënën me të cilin zgjatet pauza 90-ditore ndaj taksave të ashtuquajtura “reciproke” të njoftuara fillimisht në prill – praktikisht duke e kthyer afatin për bisedime tregtare më 1 gusht.

Kur u pyet nëse ky afat është i prerë, Trumpi tha: “Do të thosha i prerë, por jo 100 për qind i prerë. Nëse ata telefonojnë dhe thonë se ne do të donim të bënim diçka në një mënyrë tjetër, ne do të jemi të hapur për këtë.”

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha në një konferencë se më shumë letra do t’u dërgohen udhëheqësve më vonë këtë javë.

Trumpi është “afër” marrëveshjeve të tjera, shtoi ai, por “dëshiron që të sigurohet se ato janë marrëveshjet më të mira të mundshme”.

Letrat për udhëheqësit e shteteve ishin kryesisht të njëjta dhe me to ata u njoftuan se nuk do të ketë taksa, nëse vendet e tyre “vendosin që të ndërtojnë ose të prodhojnë produkte brenda Shteteve të Bashkuara”.

Trumpi gjithashtu kërcënoi me taksa më të larta, nëse shtetet vendosin tarifa shtesë ndaj eksporteve amerikane. “Nëse për çfarëdo arsye ju vendosni që t’i rrisni taksat tuaja, atëherë, çfarëdo numri që ju zgjedhni për t’i rritur ato, do t’i shtohet atij 25-përqindëshi që e vendosim ne” – shkroi amerikani./Nacionale

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT