14.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Trumpi e përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Iu thashë a do luftoni? Atëherë s’do të tregtojmë

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përmendur sërish Kosovën dhe Serbinë, të cilat sipas tij, ishin gati ta nisnin luftën.

Trumpi tha se ka arritur që t’i zgjidh shumë prej këtyre situatave, përfshirë atë mes Indisë dhe Pakistanin, Kosovës dhe Serbisë.

“Kam arritur të zgjidh shumë prej këtyre situatave, si për shembull India dhe Pakistani, Kosova dhe Serbia. U thashë: a do të luftoni? Ne nuk do të tregtojmë. Dhe duket se kjo ka qenë mjaft e suksesshme dhe po shkon drejt fundit”, tha Trump në një video të shpërndarë në “X”, transmeton Klankosova.tv.

Ai më tej foli edhe për mbylljen e USAID-it, për të cilin hap tha se e bëri për t’i eliminuar keqpërdorimet, mashtrimet dhe për të krijuar mundësi të reja ekonomike.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT