Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv me të cilin vendosen tarifa doganore më të larta për dhjetëra vende në mbarë botën, me qëllim që të “ristrukturohet tregtia globale në favor të punëtorëve amerikanë”, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.
Tarifat e reja variojnë nga 10 deri në 41 për qind, me tarifën më të lartë për Sirinë. Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut do t’i nënshtrohen një tarife prej 15 për qind.
Gjersa Kosova dhe Shqipëria nuk figuron në listë e të ‘dënuarve’, Serbia do të përballet me tarifa prej 35 për qind, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina me 30 për qind, raporton cnn.
Në dokumentin e publikuar, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se qëllimi i tarifave është “ristrukturimi i tregtisë globale në favor të punëtorëve amerikanë” dhe se ato do të hyjnë në fuqi më 7 gusht, jo më 1 gusht siç ishte paralajmëruar më herët. Tarifat për mallrat kanadeze rriten nga 25 në 35 për qind, por do të hyjnë në fuqi që të premten.
🚨 Full List of US Reciprocal Tariffs by Country (Effective Aug 1)
Trump’s new Executive Order enforces country-specific tariff hikes citing trade imbalance & national security. Here's what each nation faces 👇
—
🇦🇫 Afghanistan – 15%
🇩🇿 Algeria – 30%
🇦🇴 Angola – 15%
🇧🇩…— Depin Bhat (@DepinBhat) August 1, 2025
“Në përgjigje të mosveprimit të vazhdueshëm dhe hakmarrjes nga ana e Kanadasë, presidenti Trump e ka konsideruar të nevojshme rritjen e tarifave nga 25 në 35 për qind për të adresuar në mënyrë efektive situatën e jashtëzakonshme ekzistuese”, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Kanadaja nuk ka bashkëpunuar në luftën kundër fentanilit dhe drogave të tjera ilegale.
Nga tarifat janë përjashtuar produktet kanadeze që përfshihen në marrëveshjen tregtare midis SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë.
Kryeministri kanadez, Mark Carney, deklaroi në qershor se, nëse nuk arrihet një marrëveshje deri në fillim të gushtit, Kanadaja ka gjasa të kundërpërgjigjet me tarifa shtesë për eksportin amerikan të çelikut dhe aluminit.
Tarifat më të larta për mallrat kanadeze bien në kontrast të fortë me vendimin e Trumpit për ta shtyrë rritjen e tarifave ndaj Meksikës për 90 ditë, në mënyrë që të ketë më shumë kohë për të negociuar një marrëveshje tregtare më të gjerë.
Ndërkohë, Kina ka afat deri më 12 gusht për të arritur një marrëveshje afatgjatë me administratën Trump, pas marrëveshjeve fillestare të arritura në maj dhe qershor mes Pekinit dhe Uashingtonit për t’i dhënë fund tarifave reciproke në rritje dhe për të hequr ndalimin e importit të metaleve të rralla.