Të hënën, gjatë një konference rutinë për media, Presidenti i ShBA-së, Donald Trump bëri një deklaratë duke pretenduar se një ilaç i ri, emri i të cilit nuk u bë i ditur, mund t’i rikthejë në jetë pacientët e vdekur.
Ai madje gjatë konferencës mori edhe një shembull me një person, që sipas tij gjendja e tij u përmirësua.
“Ne kemi marrë njerëz që ishin të vdekur,” tha Trump.
“Kishim një person që po merrte ritet e fundit — kishte mbaruar gjithçka, fëmijët po qanin e të gjitha — dhe ia dhamë këtë ilaç. Pastaj personi u përmirësua. Funksionon”, tha Trump.
Video:
Trump: "We've taken people that were dead. We had a person given the last rites — gone, the kids are crying and everything — and started them on this drug. And the person became better. It works." pic.twitter.com/1QMzj8sDH8
— Aaron Rupar (@atrupar) May 11, 2026




