28.9 C
Mitrovice
E martë, 23 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Trump para OKB-së: U dhashë fund shtatë luftërave, Kosovë-Serbi mes tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur në fjalimin e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të martën se gjatë mandatit të tij të dytë ka dhënë fund shtatë konflikteve ndërkombëtare.

Ai ka shtuar se shumë njerëz i kishin thënë se këto konflikte ishin “të pafundme”.

Trump ka përmendur konfliktet midis Kamboxhias dhe Tajlandës, Kosovës dhe Serbisë, Pakistanit dhe Indisë, Izraelit dhe Iranit, Egjiptit dhe Etiopisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit, si dhe “luftën e egër të dhunshme” midis Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës.

“Në një periudhë prej vetëm shtatë muajsh u kam dhënë fund shtatë luftërash të pafundme; që më thonin që “janë të pakryeshme”, se “kurrë nuk do të mund t’i zgjidhni”. Disa po zhvilloheshin për 31 vite, dy prej tyre 31, njëra 36 vite, njëra 28 vite.

Unë mbylla shtatë luftëra. Dhe, në të gjitha rastet, ato po luftoheshin me dhjetëra mijëra njerëz që po vriteshin. Këtu përfshihen: Kamboxhia, Tajlanda, Kosova dhe Serbia, Kongo dhe Ruanda, një luftë e ligë dhe e dhunshme ishte kjo.

Pakistani dhe India. Izraeli dhe Irani. Egjipti dhe Etiopia, dhe Armenai e Azerbajxhani.

Krjet këto të përfshira. Asnjë president, e kryeministër, nuk ia ka dalë as për së afërmi të bëjë diçka të ngjashme. Ndërsa unë e bëra për shtatë muaj. Kurrë s’ka ndodhur më parë. Jam i nderuar që e bëra.” – tha Trump.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT