14 C
Mitrovice
E premte, 20 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Tri vjet nga vdekja e Astrit Deharit, sot mbahet marshi “Një popull për drejtësi”

Para 3 vjetësh me 5 nëntor të vitit 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Në kujtim të tij sot do të mbahen shumë aktivitete ku do të kërkohet edhe njëherë drejtësia për zbardhjen e rastit të tij, njofton Klan Kosova.

Ngjarjet do të fillojnë nga ora 09:00 ku do të bëhen homazhe te varri i tij në Zllatar, Prishtinë. Më pas me moton “Një popull për drejtësi!” marshohet në sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë.

Ndërkaq nga ora 14:00 në Prishtinë Vetëvendosje organizon aksion për dhurim vullnetar të gjakut, në kujtim të aktivistit të saj dhe në Prizren do të mbahet aktivitet përkujtimor te murali për Astrit Deharin në Prizren. Do të ndizen qirinj dhe vendosen kurora lulesh nga ora 14:00 deri në 15:00, në kohën kur ka vdekur Astriti në Burgun e Prizrenit. Aktiviteti do të bëhet te ndërtesa e Drejtorisë së Financave, Prizren.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT