24.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Tri veturave të mërgimtarëve iu shpërthehen gomat në Serbi – apelojnë të kihet kujdes në autostradën e Nishit

Një shqiptar nga Kosova i cili jeton në Gjermani i janë shpërthyer dy gomat e veturës në Serbi.

Ai ishte duke kaluar nëpër autostradën e Nishit, teksa ka thënë se serbët me qëllim kanë bërë një veprim të tillë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në grupin e njohur në Facebook, “Marakli të kerreve”, njofton Telegrafi.

Sipas tij, gjatë të premtes mbrëma janë paraqitur edhe dy raste tjera, ku dy vetura të mërgimtarëve e kanë pësuar në mënyrë të njëjtë, duke i shpërthyer gomat e veturave.

Ndërkaq thonë se kjo po bëhet edhe për të përfituar financiarisht.

Ata kanë bërë apel te të gjithë bashkatdhetarët që kalojnë nga Serbia, që të kenë kujdes në dalje të autostradës së Nishit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT