16.4 C
Mitrovice
E hënë, 22 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Tri raste të falsifikimit të parasë të deponuara në bankat e Kosovës

Tri raste të falsifikimit të parasë janë deponuar në banka.

Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë e një në fshatin Llapnasellë.

Këto janë tri rastet:

Prishtinë, 08.11.2021 – 14:52. Me 11.11.2021 nga ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në bankë është raportuar se kanë pranuar rreth 270 € para të metalta dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë, 11.11.2021 – 12:47. Nga një institucioni është njoftuar për monedha të metalta të falsifikuara, njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar rreth 2259×2 € dhe 84×1 € monedha të metalta të cilat të dyshohet se janë të falsifikuara. Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

Fsh. Llapna Sellë, 11.11.2021 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar bankë është raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 20 € që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe disa monedha të metalta në vlerë prej 47 €. Paratë janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet./FrontOnline

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT