9.2 C
Mitrovice
E enjte, 25 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Trepça vazhdon me Drilon Hajrizin dhe Amin Hot

Trepça ka filluar të mendojë menjëherë për edicionin e ri, që pritet të jetë shumë rivalizues.

Mitrovicasit kanë zyrtarizuar në krye të ekipit, trajnerin boshnjak Adis Beçiragiq, i cili në tri edicionet e fundit ishte dy herë kampion i Kosovës me Golden Eagle Yllin.

Siç ka mësuar AsistiOnline, marrëveshjet për vazhdimin e kontratave tashmë janë arritur me Drilon Hajrizin dhe Amin Hotin, zyrtarizimi i të cilëve duket të jetë vetëm çështje kohe.

Erjon Kastrati pritet të mbetet pjesë e Trepçës, pas ka kontratë edhe më tutje me mitrovicasit, derisa njëjtë mund të ndodhë edhe me Mikail Tmusiqin.

Ndryshe, Trepça javë më parë humbi ndaj Pejës, në finale të Superligës së Kosovës, e vlefshme për titullin kampion.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT