6.8 C
Mitrovice
E premte, 16 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Trepça ua ulë pagat punëtorëve

Punëtorët e Kombinatit Metalurgjik “Trepça” kanë shprehur pakënaqësi të thella lidhur me vendimin e menaxhmentit për uljen e pagave, një veprim që po konsiderohet si shkelje e rëndë e të drejtave të tyre.

Sipas xehetarëve dhe ndihmës xehetarëve, para tri ditësh atyre u janë zvogëluar pagat për rreth 250 euro, pa ndonjë paralajmërim apo arsyetim të qartë nga ana e menaxhmentit. Ata theksojnë se kontratat që më parë parashihnin 900 deri në 980 pikë, tani janë ulur në 750 dhe 800 pikë.

“Kjo është një shkelje shumë e rëndë. Në vend që të ketë ngritje pagash, menaxhmenti po na i ul pagat, ndërkohë që jetesa po bëhet çdo ditë më e shtrenjtë”, shprehen punëtorët e revoltuar.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se kanë angazhuar avokatë dhe po përgatiten për të ndërmarrë hapa ligjorë kundër këtij vendimi, përmes një padie që do të dorëzohet së shpejti.

Për shumë prej tyre, ulja e pagave po nënkupton pamundësinë për të përballuar shpenzimet elementare të jetesës, përfshirë pagesat mujore të kredive.

Punëtorët kërkojnë urgjentisht që menaxhmenti të tërheqë vendimin dhe të rikthehen kushtet e mëparshme të punës dhe pagave, përndryshe paralajmërojnë veprime të tjera sindikale dhe ligjore.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT