13.8 C
Mitrovice
E premte, 10 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Trepça u kërkon tifozëve që të mos fyejnë dhe gjuajnë

Trepça do të ketë një sfidë të madhe ndaj Prishtinës në ndeshjen e tretë të playoff-it të gjysmëfinaleve të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Minatori”, të dielën duke filluar nga ora 19:00.

Mitrovicasit janë duke udhëhequr serinë 2-0, dhe me një fitore eventuale do ta siguronin finalen.

Në lidhje me këtë ndeshje, Trepça me anë të një videoje të publikuar ka kërkuar mbështetje massive.

Megjithatë, klubi mitrovicas u ka bërë thirrje tifozëve që të mos fyejnë dhe të mos gjuajnë në parket.

“Ne, kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Për Mitrovicën”.

“Për tifozët Për krenari e mburrje. Hajde në “Minatori”, shtëpinë tënde. Bërtit, shteru, ano. Mos gjuaj, mos fyej. Për TREPÇËN KAMPIONE…”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT