23.6 C
Mitrovice
E enjte, 24 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Trepça stabilizohet në vend të tretë

Trepça ka triumfuar të dielën në shtëpi ndaj Drenicës me rezultatin 23:16, duke u stabilizuar kështu në vend të tretë në tabelë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 13:5 për mitrovicasit, ndërsa këtë epërsi bindëse ata e mbajtën deri në fund.

Trepça i ka 24 pikë pas 16 ndeshjeve, është katër larg Prishtinës që zë vendin e dytë në tabelë dhe tetë larg Besës që kryeson. Drenica zë vendin e tetë me tetë pikë.

Të dielën u luajt edhe një ndeshje në Superligë në konkurrencë të meshkujve, ku Prizreni fitoi 43:36 në udhëtim ndaj Dritës.

Në konkurrencë të femrave Istogu e Shqiponja të dielën kanë shënuar fitore të thella. Istogu triumfoi 47:21 në shtëpi ndaj Vëllaznimit, ndërsa Shqiponja triumfoi 43:19 si mysafire e Dritës.

Istogu kryeson me 20 pikë pas 11 ndeshjeve, Shqiponja është e shtata me gjashtë pikë./Koha.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT