13.3 C
Mitrovice
E martë, 22 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Trepça “shpërthen” në çerekun e katërt për fitoren e thellë ndaj Prizrenit

Trepça ka shpërthyer në çerekun e katërt për fitore të thellë ndaj Proton Cable Prizrenit.

Të dielën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepça e fitoi ndeshjen e fundit të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll me rezultatin 104:76.

Në fund të çerekut të tretë rezultati ishte 64:63 në të mirë të Trepçës, falë paraqitjes më të mirë të prizrenasve në këtë çerek.

Por në periudhën e fundit mysafirët sikur mbetën pa forcë. Trepça e fitoi dhjetëminutëshin e fundit me rezultat 40:13 për fitoren bindëse.

Çereku i parë përfundoi 22:17 për “xehetarët” ndërsa i dyti 21:20 për prizrenasit.

Drilon Hajrizi udhëhoqi Trepçën drejt fitores së radhës me 22 pikë, 13 kërcime e gjashtë asistime. 24 pikë, shtatë asistime e pesë kërcime i kishte Darnell Edge, ndërsa Dardan Kapiti kontribuoi në fitore me 16 pikë e tetë kërcime. Kevin Bracy-Davis i kishte 12 pikë e tetë kërcime për vendasit.

Te Prizreni, Arti Hajdari ndeshjen e përfundoi me 25 pikë, katër kërcime e dy asistime. Deji Sills i kishte 13 pikë e gjashtë asistime, ndërsa Isaiah Kelly realizoi 12 pikë, tetë kërcime e katër asistime.

Për Trepçën ishte fitorja e dhjetë këtë edicion. Është lidere me 22 pikë. Prizreni pësoi humbjen e tetë, ndërsa ka 16 pikë, sa edhe Bashkimi.

© KOHA.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT