0.2 C
Mitrovice
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Trepça shkruan histori, fiton ndeshjen kualifikuese të Championsit

Trepça e ka shkruar historinë në basketbollin e Kosovës. Për herë të parë, një skuadër kosovare ka arritur të fitojë ndeshje në raundin kualifikues të Ligës së Kampionëve. Të mërkurën pasdite në Belek të Turqisë, skuadra mitrovicase mposhti Keravnosin qipriot me rezultat të ngushtë 82:79.

Më meritori për fitoren e kampiones së Kosovës në basketboll ishte padyshim Desmond Cambridge, i cili përveç që ishte koshashënuesi më i mirë me 22 pikë, realizoi trepikësh vendimtar në 30 sekondat e fundit për epërsinë e Trepçës (80:79). Më pas, basketbollistët e drejtuar nga Adis Beçiragiq arritën ta vidhnin topin, ndërsa Cambridge u faullua. Amerikani ishte i saktë në dy gjuajtjet e lira.

Kontribut të rëndësishëm në fitoren e Trepçës dha edhe Mikaile Tmushiq me 20 pikë e Samuel Hunter me 10.

Turnetë kualifikues për Ligën e Kampionëve në basketboll përbëhen nga çerekfinalja, gjysmëfinalja dhe finalja. Vetëm fituesi i turneut kualifikohet në stinorin e rregullt. Janë katër turne në të cilët 24 skuadra garojnë për katër bileta.

Trepça të premten luan në gjysmëfinale me skuadrën çeke ERA Nymburk.

Në çerekfinalen tjetër të turneut të dytë përballen Kutaisi i Gjeorgjisë me Levicen e Sllovakisë. Fituesi i kësaj ndeshjeje luan ndaj Kalevit të Estonisë në gjysmëfinale. Finalja është të dielën.

Trepça po barazon në Champions pas pjesës së parë

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, po barazon me Keravnosin qipriot pas pjesës së parë të ndeshjes në Belek të Turqisë.

Pas 20 minutave lojë rezultati është 44:44. Trepça ishte bindëse në çerekun e parë, por qipriotët u kthyen në të dytin.

Ndeshja i takon çerekfinales së fazës kualifikuese të Ligës së Kampionëve në basketboll.

Desmond Carmbridge i ka shënuar 13 pikë për Trepçën, ndërsa Mikaile Tmushiq i ka 12./koha.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT