Kampioni i basketbollit kosovar mund të shpallet sot!
Sfida e katërt mes Bashkimit dhe Trepçës në serinë e finaleve do të jetë me dy qëllime, raporton Klankosova.tv
Prizrenasit synojnë fitoren për të ngushtuar serinë finale në 3:1, kurse mitrovicasit për të rrëmbyer trofeun për herë të tretë radhazi.
Finalja e sontme luhet në palestrën ‘Sezai Surroi’ dhe pritet të jetë spektakolare.
Kjo përballje do të transmetohet në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion, Sport1. /Klankosova.tv




