Në fillim të këtij muaji, ndërmarrja publike “Trepça” ka hapur një konkurs, përmes së cilit po kërkonte 50 punëtorë.
Kryeshefi Ekzekutiv i “Trepçës” ka marrë sot vendim që këtë konkurs ta pezullojë.
Në arsyetim thuhet se ky vendim është marrë për shkak të “rrethanave të krijuara objektive” dhe për shkak të sugjerimit të Bordit Mbikëqyrës.
Në konkursin e ndërmarrjes “Trepça”, bëhej e ditur se paga për 50 punëtorët, të cilët po kërkoheshin, do të jetë 450 euro bruto.
Ndërsa kontrata do të jetë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi.
/GazetaSinjali/