16.5 C
Mitrovice
E premte, 29 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

‘Trepça nuk punon’, Shala: Vetëm gjatë muajit mars humbjet e përgjithshme janë mbi 1.5 milion euro

Ferat Shala, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se Trepça, ka një muaj që s’është duke punuar, dhe se situata ekonomike, e sigurisë dhe ajo e mbrojtjes në punë është alarmante dhe shqetësuese.

Ai ka shtuar edhe se, tash e 30 ditë nuk ka prodhim në minierën kryesore si rezultat i keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit menaxheria.

Postimi i plotë:

Tash e një muaj, Trepça nuk punon!

Situata ekonomike, e sigurisë dhe e mbrojtjes në punë është alarmante, shqetësuese.

Si rezultat i keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit menaxherial, financiar e teknologjik që po vazhdon në ndërmarrje, tash e 30 ditë nuk ka prodhim në minierën kryesore, atë të Stantërgut!

Mbi 6.5 milion euro borxhe vetëm ndërmarrjeve furnizuese private (të cilat kanë ndërprerë furnizimin me eksploziv, pjesë këmbimi, derivate etj). Pothuajse në situatë edhe me të keqe është gjendja në minierën e Artanës. Dhjetra lëndë në procedura përmbarimi. Disa miliona euro borxhe për rentën minerare KPMM-së.

Tashmë as kontributet e trustit të punëtorëve nuk paguhen rregullisht.

Vetëm gjatë muajit mars humbjet e përgjitshme në Trepçë janë mbi 1.5 milion euro. E në anë tjetër Qeveria po punëson militant pa asnjë përvojë pune në këtë sektorë industrial.

Tash e tri vite kjo qeveri asnjë rezultat në Trepçë!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT