15.8 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Trepça nuk e bën hesap as Pejën

Trepça ka mposhtur Pejën, në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit fituan me rezultatin 94-77 ndaj pejanëve, në sfidën që u zhvillua të shtunën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Më i dalluari në fitoren e Trepçës ishte Darnell Edge, me 33 pikë, tre kërcime dhe katër asistime.

Ndërsa te mysafirët më i miri ishte Larry Thomas me 15 pikë, tre kërcime dhe shtatë asistime.

Trepça siguroi vendin e parë me 22 pikë e dy humbje, kurse Peja renditet e dyta me 17 fitore e shtatë humbje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT