4.9 C
Mitrovice
E premte, 13 Shkurt, 2026

Trepça nis me fitore rrugën drejt titullit

Trepça ka siguruar fitoren e parë në finalen e playoffit në Superligë.

Ndeshja e zhvilluar të enjten në palestrën “Minatori” kundër Golden Eagle Yllit, ka përfunduar me rezultat 77 me 68.

Suharekasit patën avantazhin në shumicën e kohës, megjithatë Trepça ishte e jashtëzakonshme në çerekun e fundit, i cili edhe e bëri diferencën.

Ndeshja e dytë finale do të zhvillohet të dielën në Suharekë. Ekipi që realizon tri fitore shpallet kampion./Reporteri

TË FUNDIT

TË FUNDIT