5.7 C
Mitrovice
E premte, 13 Shkurt, 2026

Trepça në mes të shtatorit nis me ndeshje në Champions

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ka njoftuar FBK-ja të mërkurën.

Gjithsej 24 skuadra do të garojnë për katër vende që dërgojnë në stinorin e rregullt.

Turneut kualifikues mbahen në mes të shtatorit, derisa edicioni i rregullt fillon më 1 tetor.

Shorti do të tërhiqet më 26 qershor.

Trepça për herë të parë do të paraqitet në Champions, që është niveli i tretë kontinental, pas Euroligës dhe Euro Cup. Vjet mitrovicasit garuan në FIBA Europe Cup, ku arritën në fazën grupore./Koha.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT