16.3 C
Mitrovice
E martë, 6 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Trepça në kërkim barazimi të finales, Bashkimi dyfishimin e avantazhit

Palestra e flaktë “Minatori” në Mitrovicë, nesër pritet të gulfojë nga shikuesit.

Me përkrahjen e madhe të “Torcidës”, Trepça synon ta mposht Bashkimin, në ndeshjen e dytë finale të PlayOff-it.

Kampionja aktuale e ka humbur 84-77 betejën e parë në Prizren, andaj me të gjitha forcat do të mundohet për ta barazuar serinë, njofton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, lideri i edicionit të rregullt në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, objektiv ka avancimin 2-0, për të marshuar drejt titullit të dytë në histori të klubit.

Ajo skuadër e cila shënon katër fitore, në fund do të kurorëzohet me epitetin e më të mirit në elitën e këtij sporti.

Në ballafaqimet para fazës finale, të dy ekipet e kanë mundur njëra-tjetrën nga dy herëm raporton Klankosova.tv.

Trepça – Bashkimi transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës ArtMotion, me fillim në orën 19:00.

Komentator, Agon Fehmiu!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT