32.1 C
Mitrovice
E martë, 1 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

“Trepça” në gjendje të rëndë – Para kolapsit total

Ish-menaxheri i “Trepçës” dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar ashpër pas publikimit të raportit të Auditorit të Përgjithshëm për ndërmarrjen “Trepça”, duke e quajtur atë një dëshmi të qartë për degradimin e rëndë që po kalon kjo pasuri strategjike e vendit.

Sipas Shalës, raporti i auditorit konfirmon pretendimet e vazhdueshme për keqmenaxhim, mungesë vizioni dhe dështim të politikave qeveritare, duke demantuar në mënyrë të pakundërshtueshme deklaratat e Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Ekonomisë dhe menaxhmentit të “Trepçës”.

“Gjendja në ‘Trepçë’ nuk ka qenë kurrë më e rëndë. Shifrat flasin vetë – ndërmarrja është para kolapsit, si de facto ashtu edhe de jure. Kjo është pasojë e qartë e politizimit të skajshëm, mungesës së investimeve dhe paaftësisë në udhëheqje,” – ka deklaruar Shala.

Ai thekson se trajtimi i “Trepçës” nga kjo qeveri është një dëm i madh strategjik për ekonominë e Kosovës dhe për të ardhmen e industrisë së xehetarisë. Sipas tij, ndërmarrja është lënë në mëshirë të fatit, pa një plan të qëndrueshëm zhvillimor dhe pa transparencë në vendimmarrje.

“Kjo nuk është vetëm krizë financiare apo menaxheriale – është krizë politike dhe morale për ata që kanë marrë përgjegjësinë për të udhëhequr ‘Trepçën’. Përgjegjësit duhet të japin llogari,” – shton më tej ai.

Shala bën thirrje për një rishikim urgjent të politikave ndaj “Trepçës”, për përfshirjen e ekspertëve të fushës dhe largimin e ndikimeve politike që, sipas tij, po e çojnë ndërmarrjen drejt falimentimit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT