8.9 C
Mitrovice
E hënë, 14 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Trepça në finale me KB Pejën, Bedri Hamza me një mesazh për ekipin pejan

KB Trepça pas një loje dramatike arriti të fitojë ndeshjen e pestë dhe të fundit gjysmëfinale të Superligës së Kosovës me rivalin më të madh të ekipit, KB Sigal Prishtinën, shkruan Mitrovica SOT.

Ekipi mitrovicas gjatë gjithë lojës ishte në epërsi, duke rrezikuar fitoren vetëm në minutat e fundit të ndeshjes sa për ta bërë edhe më dramatike lojën.

Në fund KB Trepça triumfoi me rezultatin 74-77.

E kësaj fitore që ekipit mitrovicas të basketbollit ia siguroi biletën për në finale iu gëzua edhe kryetari i komunës, Bedri Hamza.

Hamza ka reaguar duke i dërguar mesazh ekipit kundërshtar të finales, KB Pejës, me “Shihemi në finale”. /MitrovicaSOT

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT