16.1 C
Mitrovice
E hënë, 5 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Trepça mposht Yllin dhe avancon në finale

Pas triumfit bindës ndaj Istogut, skuadra e Trepçës ka fituar pa telashe edhe ndaj Golden Eagle Yllit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Trepça të enjten mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, fitoi me rezultatin 72:59 përballë suharekasve të Yllit.

Pas startit të furishëm, Trepça krijoi epërsi të madhe dhe e kontrolloi më pas ndeshjen.

Në çerekun e parë, të cilin mitrovicasit e fituan me rezultatin 22:10, Ylli shënoi vetëm gjashtë pikë për nëntë minuta.

Ylli u kthye në lojë në periudhën e dytë duke fituar me rezultatin 21:15, por Trepça shkoi në pushim me gjashtë pikë epërsi, 37:31.

Edhe në periudhën e tretë, Trepça dominoi duke fituar me rezultatin 20:11, kurse periudhën vendimtare e fitoi Ylli, 17:15, por pa arritur që ta përmbysë rezultatin.

Në fitoren me 13 pikë epërsi të Trepçës, më i dalluari ishte Drilon Hajrizi. Hajrizi ndeshjen e mbylli me 14 pikë, tetë kërcime e katër asistime.

Jordy Tshimanga po ashtu pati lojë të mirë me 13 pikë, shtatë kërcime e një asistim, ndërsa Kevin Capers kontribuoi në fitore me 13 pikë, tri kërcime e tri asistime.

Alonso Verge Jr ishte më i miri te skuadra e Yllit me 18 pikë, katër kërcime e shtatë asistime.

Pikë dyshifrore tek Ylli pati vetëm edhe Jan Palokaj, që e mbylli ndeshjen me 11 pikë, tri kërcime e një asistim.

Fituesja në fuqi e Kupës së Kosovës në finale e pret fituesin e ndeshjes Bashkimi – Sigal Prishtina, që nis në orën 20:00.

© KOHA.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT