9.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 2 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Trepça me ‘trik’ për 1 Prill, falënderon udhëheqësit si shenjë largimi

Kampioni i Kosovës në basketboll, Trepça, e ka shfrytëzuar datën 1 prill për një shaka.

Përmes një njoftimi të bërë, klubi tha se ka ndarë rrugët me presidentin Vullnet Sefaja dhe zëvendëspresidentin Lindrit Misini.

“Pas pesë vitesh angazhimi të palodhur, klubi ynë ka arritur suksese të mëdha, duke fituar shumë tituj dhe duke shkruar historinë bashkë. Kjo nuk do të ishte e mundur pa vizionin, udhëheqjen dhe punën e palodhshme të dy figurave kyçe: presidentit Vullnet Sefaja dhe zëvendëspresidentit Lindrit Misini”.

“Falënderojmë nga zemra për gjithçka që keni bërë për klubin, për mbështetjen e pakushtëzuar dhe për punën e jashtëzakonshme që ka sjellë këto suksese. Emrat tuaj do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë”, u tha fillimisht në njoftimin e klubit, transmeton Klankosova.tv.

Por, më pas klubi me anë të një videoje në koment, tregoi se e gjitha ishte një tallje për datën 1 prill, e cila njihet si “Dita e Gënjeshtrave”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT