24.8 C
Mitrovice
E hënë, 21 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Trepça i revanshohet Pejës, nuk ia lejon Superkupën

KB Trepça pas një përballje me një Pejë sfiduese në çerekun e fundit i është revanshuar ekipit pejan për finalen e Superligës duke e mposhtur në finalen e Superkupës, shkruan Mitrovica SOT

Klubi mitrovicas gjatë gjithë ndeshjes e kishte lojën nën kontrollë duke qenë vazhdimisht në epërsi, madje deri në 10 pikë.

Ekipit mitrovicas në çerekun e fundit i rrëshqiti loja nga dora duke humbur epërsinë ku ishte prapa ekipit pejan deri në 7 pikë.

Epërsia e Pejës vazhdoi deri në momentet e fundit të përballjes kur ekipi mitrovicas arriti të rikthehet dhe të barazojë rezultatin e në fund të fitojë ndeshjen e finales.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 78-76 në favor të mitrovicasve./MitrovicaSOT

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT