7.4 C
Mitrovice
E enjte, 5 Mars, 2026

“Trepça” i jep tender Institutit serb që u dekorua nga Vuçiqi

Ndërmarrja “Trepça” ka dhënë një tender për “Monitorimin teknik të pellgut të mbetjeve me flotacion, për asgjësimin e mbetjeve pas përpunimit të mineraleve të plumbit dhe zinkut nga RIF Kopaonik në Leposaviq”.

Me këtë kontratë u shpërblye një institut serb, i cili ishte vlerësuar lart nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në njoftimin për kontratë bëhet e ditur se shuma që do të përfitojë instituti është 15 mijë euro.

Në anën tjetër, nuk janë dhënë detaje të tjera rreth asaj se çfarë përfshin saktësisht ky tender, shkruan Insajderi.

Megjithatë, i njëjti institut kishte fituar një kontratë të ngjashme nga “Trepça” edhe në vitin 2024.

TË FUNDIT

TË FUNDIT