Trepça është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Kosovës në basketboll.
Të martën mbrëma në Gjakovë, në praninë e fare pak shikuesve, Trepça e mposhti Istogun me rezultatin bindës, 84:51.
Vetëm çereku i parë ishte i barabartë, ndërsa më pas mitrovicasit dominuan plotësisht për fitoren e thellë.
Trepça është fituese në fuqi e Kupës, ndërsa është lidere e Superligës dhe në seri prej 14 fitoreve.
Istogu ka vetëm një fitore në elitën e basketbollit kosovar.
Kevin Bracy-Davis ishte më i miri te Trepça me 13 pikë e shtatë kërcime.
Devonte Upson debutoi me 12 pikë dhe shtatë kërcime.
12 pikë e shtatë kërcime i kishte Drilon Hajrizi, ndërsa Dardan Kapiti shtoi 12 pikë e katër kërcime.
Daquan Brooks ishte më i miri tek Istogu me 15 pikë e 5 kërcime.
Tyres Prince i realizoi 14 pikë. Trepça e luan ndeshjen gjysmëfinale të enjten./koha.net