22.6 C
Mitrovice
E diel, 5 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Trepça fiton në ndeshjen dramatike ndaj Sigal Prishtinës

Pikët e shënuara nga Darnell Edge 19 sekonda para fundit, ia dhanë epërsinë Trepçës, 86:85.

Sigal Prishtina nuk arriti që të shënojë në aksionin vijues me Donte Clarkun. Në sulm kërceu Derrick Wilson që tentoi për tri pikë, por nuk ishte i saktë.

Dhe pikët e Edget dolën të ishin vendimtare në fitoren e Trepçës të enjten mbrëma në “Pallatin e Sportit” në Prishtinë.

“Xehetarët” tani kanë epërsi 2:0 në serinë e gjysmëfinales së plejofit.

Skuadra që shënon tri fitore avancon në finale.

Do të luajë me fituesin e ballafaqimit mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Edhe skuadra suharekase, Ylli, ka epërsi 2:0 në serinë e gjysmëfinales./koha.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT