14 C
Mitrovice
E martë, 22 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Trepça fiton gjysmëfinalen e fortë me Sigal Prishtinën

Skuadra e Trepçës i është bashkuar Golden Eagle Yllit në finalen e Ligës Unike që po organizohet në Vlorë.

Trepça të premten mbrëma fitoi me tri pikë epërsi, 83:80, ndaj rivalit, Sigal Prishtinës.

Ky ballafaqim u vendos në minutat e fundit të ndeshjes.

Afro dy minuta para fundit të ndeshjes, Sigal Prishtina kishte epërsi prej një pike, 80:79.

Por Mikaile Tmushiq i mitrovicasve shënoi nga vija për tri pikë për 82:80.

“Bardhekaltrit” nuk arritën që të shënonin më, ndërsa Drilon Hajrizi e shtoi edhe një pikë nga gjuajtja e lirë për rezultatin përfundimtar.

Sigal Prishtina e fitoi çerekun e parë 28:24, ndërsa periudha e dytë i takoi “xehetarëve”, 27:18.

Dhjetë minutëshin e tretë, Sigal Prishtina e fitoi 22:19, ndërsa të fundit e fitoi Trepça 13:12, për të kaluar në finalen që zhvillohet të dielën.

Te Trepça, tre basketbollistë patën pikë dyshifrore, ndërsa statistikat më të mira i kishte Devonte Upson që shënoi 16 pikë, 11 kërcime e një asistim.

Tmushiq i pati 14 pikë, kurse Darnell Edge realizoi 19 pikë, tri kërcime e tetë asistime.

Te Sigal Prishtina, 24 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime i pati Donte Clark, por të pamjaftueshme për ta shmangur disfatën.

Finalja Ylli – Trepça nis në orën 19:00, kurse nga ora 16:00 luajnë Sigal Prishtina e Peja, për vend të tretë./Koha.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT