22.6 C
Mitrovice
E martë, 22 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Trepça falënderon Gjakovën për mikëpritjen: Ishim në shtëpinë tonë, në simbolin e shqiptarisë

Fituesi i Kupës së Kosovës, Trepça ka falënderuar Gjakovën për mikëpritjen gjatë tri ditëve.

Trepça falënderoi Gjakovën për organizimin e shkëlqyer dhe madhështimin e garës për kupë, transmeton Klankosova.tv.

“Jemi larguar nga Gjakova me mbresat më të mira. Kemi konfirmuar e rikonfirmuar vlerat e jashtëzakonshme të këtij qyteti”, shkroi Trepça.

“Tri ditë në Gjakovë shkuan shpejtë e si më mirë. Ishim në shtëpinë tonë, në simbolin e shqiptarisë. Një organizim i shkëlqyer dhe madhështim i garës për Kupë. U larguam si fitues, por edhe më të pasur për shumë miq e dashamirë. Faleminderit Gjakovë lule e gjakut”.

Përndryshe, Trepça e mposhti Prishtinën të shtunën mbrëma, duke e fituar Kupën e Kosovës për herë të tretë radhazi. /Klankosova.tv.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT