3.4 C
Mitrovice
E diel, 29 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Trepça e mbyll vitin me fitore duke mposhtur Borën në kryeqytet

Trepça e përfundoi vitin me fitore, duke triumfuar në Prishtinë ndaj Borës me rezultat 75:66 (14:10, 15:28, 25:13, 21:16), në javën e 14-t të ProCredit Superligës.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen me një seri prej 11:3, e më pas ngritën epërsinë në 14:5, por me pesë pikë radhazi nga prishtinasit, çereku i parë përfundoi 14:10. Kryeqytetasit nuk u ndalën, përkundrazi ngritën tempon në periudhën e dytë, për të përmbysur shifrat dhe për të shkuar në pushim me rezultat 29:38.

Por, kampionia u rikthye në pjesën e dytë. “Xehetarët” ishin më të mirë në periodën e tretë, duke përmbysur shifrat në 49:44, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 54:51. Në dhjetë minutat e fundit, kampionët ruajtën epërsinë dhe triumfuan 75:66.

Te Trepça, Tekele Cotton debutoi me 16 pikë e pesë kërcime, ndërsa Malik Johnson e përfundoi ndeshjen me nëntë pikë, nëntë kërcime e 12 asistime, kurse te Bora u dalluan Rrezart Memedi me 19 pikë e pesë kërcime dhe Jetmir Zeqiri me 13 pikë e 14 kërcime.

Trepça e përfundon stinorin vjeshtor me 11 fitore e tri humbje, ndërsa Bora me katër fitore e dhjetë humbje./Telegrafi/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT