15.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 23 Prill, 2025
spot_imgspot_img

“Trepça” e largon nga puna ish drejtorin e flotacionit (Emri dhe mbiemri)

Ndërmarrja “Trepça” i ka shkëputur marrëdhënien e punës edhe një punëtori, sot përmes komisionit disiplinor.

Gazeta Online Veriu.info merr vesh nga burimet e saj se marrëdhënia e punës i është ndërprerë Gëzim Mustafës, ish drejtor i flotacionit në Tunel të Parë.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes “Trepça” thuhet se arsyeja e shkëputjes së marrëdhënies së punës është shkelja e rëndë e detyrave të punës.

Njoftimi i plotë:

🏛️ Njoftim

Më datë 23.04.2025, Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik në lidhje me rastin e z. G.M.
Pas shqyrtimit të çështjes, Komisioni ka konstatuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, në përputhje me nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1, 1.5 dhe 1.13 të Rregullores nr. prot: 2906, datë 30.07.2020, për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, e cila parashikon:

🔹 Moskryerjen ose kryerjen me papërgjegjësi ose me pakujdesi serioze të detyrave të punës;

🔹 Keqpërdorimin e pozitës dhe tejkalimin e autorizimeve;

🔹 Shkaktimin e dëmit me qëllim ose nga pakujdesia e rëndë.

Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot: 2727, datë 23.04.2025, ka vendosur shqiptimin e masës disiplinore – ndërprerjen e marrëdhënies së punës ndaj z. G.M.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT