Ndeshja e pazhvilluar mes Caledonia Gladiators dhe Trepçës është regjistruar me rezultat zyrtar, 20:0, në të mirë të skuadrës nga Skocia.
Ky rezultat është paraqitur në faqen zyrtare të FIBA Europe Cup.
Ndeshja është dashur të zhvillohet të mërkurën mbrëma në Skoci, por Trepça nuk ka udhëtuar pasi nuk është pajisur me viza të Mbretërisë së Bashkuar. FIBA njoftoi që ndeshja është pezulluar, e ndërkohë e ka regjistruar me rezultat zyrtar në të mirë të Caledonia Gladiators.
Rrallë ndodhë që ndeshje të garave evropiane të anulohen për shkak se njëra skuadër nuk është pajisur me viza.
Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, e ka përfunduar garën në stinorin e rregullt me gjashtë humbje e pesë pikë. Nuk i ka takuar pikë për humbjen me rezultat zyrtar./Koha.net