Trepça e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori”, Trepça e mposhti Golden Eagle Yllin me rezultat 77:67.
Ndeshja i takoi xhiros së dytë të elitës kosovare të basketbollit.
Ndeshjen e xhiros së parë ndaj Bashkimit, Trepça nuk e ka luajtur ende për shkak të paraqitjes në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Për këtë arsye edhe ndeshja me Yllin u shty për të mërkurën.
Në Champions, “xehetarët” u ndalën në gjysmëfinale të turneut kualifikues. E mposhtën Keravnosin qipriot e pësuan nga Nymburku çek.
Mitrovicasit e fituan çerekun e parë me rezultat 23:17, ndërsa çereku i dytë përfundoi 21:16.
Vendasit mbajtën epërsinë edhe në çerekun e tretë, të cilin e fituan 20:16. Në periudhën e katërt mysafirët provuan të kthehen, por pa sukses. Trepça mbajti epërsi solide për ta fituar ndeshjen e parë të kampionatit të ri.
Desmond Cambridge ishte më i miri te Trepça me 20 pikë e tetë kërcime. Malik Johnson i kishte 13 pikë, tetë kërcime e tetë asistime. Samuel Hunter i kishte 15 pikë.
Terrell Brown shkëlqeu tek Ylli me 35 pikë e nëntë kërcime. Gëzim Morina i kishte 10 pikë e nëntë kërcime.
Ylli në xhiron e parë fitoi ndaj Borës. Trepça para kualifikimeve të Championsit e fitoi Superkupën e Kosovës./koha.net