Trepça dhe Bashkimi rikthehen në aksion për ndeshjen e dytë të serisë finale të Superligës, në një duel që pritet të sjellë sërish atmosferë spektakolare në palestrën “Minatori”.
Pas triumfit bindës në takimin e parë me rezultat 94:79, mitrovicasit synojnë edhe fitoren e dytë radhazi për t’iu afruar titullit kampion, ndërsa prizrenasit do të kërkojnë reagimin për ta barazuar serinë finale, transmeton Klankosova.tv.
Përballja zhvillohet nesër nga ora 19:30 në Mitrovicë, aty ku interesimi i tifozëve vazhdon të jetë jashtëzakonisht i madh pas atmosferës së zjarrtë të krijuar në ndeshjen hapëse të finales.
Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Sport 2 në Artmotion, ndërsa komentimin e sfidës do ta bëjë Agon Fehmiu. /Klankosova.tv




