8.7 C
Mitrovice
E enjte, 25 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Trepça ’89 i rikthehet fitoreve, triumfon bindshëm ndaj Besës

Trepça ’89 ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në shtëpi ndaj Besës së Pejës.

Vendasit fituan me rezultat bindës 4 – 2.

Qysh pas katër minutave lojë Berisha zhbllokoi rezultatin duke kaluar vendasit në epërsi.

Darëish realizoi dygolësh për tre minuta duke trefishuar rezultatin (22′, 25′).

Mysafirët u përgjigjen me Tahirin që ngushtoi epërsinë në minutën e 43-të, ndërsa ngushtuan edhe më shumë epërsinë përmes Da Silva që realizoi nga pika e bardhë (52′).

Derisa pritej që të ndodhte mrekullia në përmbysje, vendasit nuk menduan kështu dhe realizuan prapë, këtë herë realizoi prapë Berisha (67′), rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Pas kësaj fitore, Trepça ’89 ngritët në pozitën e shtatë me 17 pikë, derisa Besa qëndron në fund me vetëm gjashtë pikë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT