Trepça 89′ ka publikuar emrat e presidentëve të klubeve që sot në Kuvendin Zgjedhor të FFK’së kanë dhuruar mjete financiare për shërimin e portierit kosovar, Arben Beqiri.
Gjatë Kuvendit të sotëm Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës – kryetari i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi i propozoi klubeve që meditjen e marrë nga FFK për zhvillimin e Kuvendit ta dhurojnë për ta ndihmuar portierin e Trepçës 89′, Arben Beqiri – i cili së fundmi është diagnostifikuar me tumor në lukth.
Ky propozim i Remzi Ejupit u përshëndet nga delegatët me duartrokitje, por në fund jo të gjithë dhuran zarfet për ta ndihmuar portierin e njohur kosovar, shkruan GazetaBlic.
Gjithsej 16 delegatë kanë dhuruar të hollat (nga 100 euro) për ta ndihmuar portierin e Trepçës 89′, Arben Beqiri, ndërsa 39 të tjerë të cilët ishin në sallë nuk e bën një gjë të tillë.
Trepça 89′ falënderoi publikisht me anë të një statusi në Facebook klubet që kanë ndihmuar Beqirin:
“KF Trepça’89 i falenderon përzemërsisht këta persona që sot ndihmuan portierine tonë Arben Beqiri me një shumë të mjeteve. KF Trepça’89 është shumë mirënjohëse për këta persona që po i dalin në ndihmë portierit tonë në nevojë.
z.Remzi Ejupi, z. Abedin Zeka, z. Arsim Islami, z. Hajrullah Haxhiu, z. Ismet Begolli, z. Tahir Batatina, z. Avni Haxhiu, z. Arsim Kabashi, z. Gazmend Boshnjaku, z. Agron Mecinaj, z. Shemsedin Muhaxheri, z. Florim Zuka, z. Muharrem Sahiti, z. Rexhep Birinxhiku, z. Shaban Baholli, z. Shaqir Bujupi”, shkruhet në njoftim. /GazetaBlic/