28.2 C
Mitrovice
E martë, 19 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Tregu i lirë energjetik për bizneset, paralajmërohet shtrenjtimi i vajit

Ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve vlerësojnë se tregu i hapur energjetik dhe vazhdimi i këtij procesi në mënyrën se si po bëhet më së shumti do t’i godas prodhuesit vendor dhe rrjedhimisht edhe qytetarët konsumator të cilët muajve në vazhdim do të kenë çmime më të larta të produkteve.

Pronari i një fabrike për prodhimin e vajit, Berat Mustafa, ngre alarmin se çmimi i produktit të tij pashmangshëm do të shtrenjtohet dhe në këtë mënyrë do të favorizohen produktet e importit të cilat siç thotë janë të stërmbushura në tregjet e Kosovës.

“Unë mendoj që minimumi diku çmimi do të rritet për 30 cent për litër do të jetë vaji më i shtrenjte. Duke pa koston operative në të cilën ndikon rritja e çmimit të rrymës. Dhe sa do që qytetari është patriot dhe konsumon produkte vendore dhe don t’i përkrah, duke pas buxhetin e tyre dhe krizën që po jetojnë nuk do të ketë mundësi ta blejnë për 30 centë më shtrenjte në krahasim me regjionin që tregu jonë është i stërmbushur me produkte të huaja. Produkti vendor do të ketë rënie të madhe që në fund do ta paguaj konsumatori unë nuk po e kuptoj sesi qeveria nuk po reagon sepse nuk janë vetëm prodhuesit por edhe qytetari konsumator ai që e blen produktin”, tha Mustafa, për rtv21, transmeton Periskopi.

Aktualisht çmimi për një litër vaj në tregjet e Kosovës është 1 euro e 60 centë, ndërsa pas vendimit të ZRRE-së për tregun e hapur energjetik çmimi i vajit që prodhohet në Kosovë rrezikon të shkojë deri në 2 euro. Mustafa, tha se brenda dy muajve energjia elektrike në Kosovë është shtrenjtuar 3 herë dhe sipas tij kompanitë prodhuese në Kosovë e kanë të pamundur të konkurrojnë me fabrikat e regjionit.

“Na duhet ta kuptojmë se rryma është kosto operative dhe të shtrenjtohet brenda 2 muajve 3 herë apo 3 fish apo 300% sigurisht që për prodhuesit është një kosto shumë e lartë dhe veç një pyetje e shtrojë për institucionet qeveritare si të konkurrojmë me regjionin? Duke e pa dhe duke e ditë se energjia elektrike është kosto operative e prodhuesit, sepse fabrika si të shkon në mëngjes nuk mund të startosh pa energji elektrike dhe ma e vështira është se për pak kohë vjen vendimi të dalësh në tregun e lirë kur nuk e ke planifiku nuk ke nda buxhet për këtë tranzicion dhe përnjëherë duhet të paguash 300% më shtrenjte kjo është diçka e papranueshme”, deklaroi Mustafa

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT