16.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zhabar të Mitrovicës

Një aksident trafiku ka ndodhur më rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, ku kanë mbetur të lënduar tre persona, shkruan Gazeta Metro.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, segmenti rrugor në fshatin Zhabarë. Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.

Lajmin e ka bërë konfirmuar për Gazetën Metro, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, segmenti rrugor në fshatin Zhabarë, në aksident ishin të përfshira dy vetura, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Avni Zahiti./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT