Forma e jashtëzakonshme e futbollistit të Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës gjermane Werder Bremen, Milot Rashica vazhdon t’i bëjë të gjithë të flasin për të.
Gjithsesi, me formën e tij është shumë i kënaqur edhe trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeld. Trajneri gjerman para ndeshjes derbi që skuadra e tij e zhvillon te dielën me liderin e tabelës, Borussia Moenchengladbach, ka thënë se Rashica është shumë i rëndësishëm për ekipin.
“Rashica çdo herë po bëhet më i mirë. Ai është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë”, ka thënë Kohfeld duke i quar kështu në njëfarë forme mesazh kërcënues kundërshtarit.