Trepça’89 nga edicioni i ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Mitrovicasit u mposhtën nga Dukagjini pas ekzekutimit të penalltive.
Pas ndeshjes, trajneri i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi “shpërtheu” me akuza ndaj FFK-së.
“Ajo që mund të them është se synimi u arrit. Është ditur që nga pranvera që Trepça ’89 dhe Arbëria do të largohen nga Superliga dhe këtë qëllim e arriti kryetari i FFK-së, së bashku me drejtuesit e tjerë të këtij institucioni”, tha Idrizi.
Ekipi i Dukagjinit pati një sezon të mirë, teksa përfundoi në pozitën e dytë, ndërsa ishte në finale të Kupës së Kosovës, ku u mposht nga Llapi.
/Gazeta Sinjali Sporti/



