13.1 C
Mitrovice
E diel, 11 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Trajneri i njohur nga Mitrovica Gani Sejdiu, vjen me një ide shumë interesante për Stadiumin Nacional të Kosovës

Stdiumi Nacional i Kombëtares së Kosovës është kthyer edhe njëherë në qendër të diskutimeve në Kosovë. Paraprakisht ishte vendosur që të ndërtohej në Korreticë, mirëpo me ndryshimin e forcave politike në vend është paralajmëruar ndryshim i lokacionit të tij në Bërrnicë.

I pyetur nga Gazeta Blic, në lidhje me këtë çështje është prononcuar edhe trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu. Ai fillimisht u shpreh i pa kënaqur që kjo temë është politizuar. Fillimisht debati i fundit për Stadiumin Nacional nuk po më pëlqen fare, për shkak se këtu kemi të bëjmë me interesa të përbashkëta sportive të cilat nuk duhet t’i politizojmë për interesa të caktuara politike, deklaroi Sejdiu për Gazetën Blic. Kujtojmë se deklarata e mbrëmjes së kaluar nga Lumir Abdixhiku e ktheu edhe njëherë këtë diskutim në rrafshin politik. Mirëpo Sejdiu, tha se ka një ide pak më ndryshe, duke theksuar se do të ishte shumë me e rrugës sikur dy stadiumet ekzistuese ‘Fadil Vokrri’ dhe ‘Adem Jashari’, të ri konstruktoheshin për shkak se kostoja do të ishe me e vogël.

“Unë përsonalisht sa i përket kësaj çështje, kam një mendim ndryshe, edhe pse mendojë që të tjerët nuk do të pajtohen me mua. Nëse ka mjete per kësi investimi, atëherë me një projekt tjetër ku kostoja kishte me qenë edhe me e vogël por me efikase, kisha rritë kapacitetin e stadiumit momental te Prishtinës dhe investimin shtesë në stadiumin Adem Jashari. Ndërsa mjetet tjera i kisha shfrytëzuar për ngritjen e nivelit te stadiumeve te superligës tonë, ku do te ndikonim direkt ne ngritjen e cilësisë së futbollit vendor por edhe kushteve të përgjthshme te shikuesve, gazetarëve dhe të tjerëve. Pasi që jemi vend i vogël dhe me këtë shpërndarje të investimeve do t’i kishim edhe stadiumet ideale për përfaqësuesën tonë, por gjithashtu edhe kushte adekuate për futbollin vendor”, përfundoi ai për Gazetën Blic.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT