Një 26 vjeçar nga fshati Greikoc i Suharekës është vrarë, pasi i njëjti nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve që kishte marrë edhe pasi u dërgu në Spitalin e Prizrenit.
Burime të Metros të afërta me viktimën, kanë bërë të ditur se 26 vjeçari me inicialet F.H është qëlluar për vdekje.
Ndërsa nga policia është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se pas plagëve të marrura 26 vjeçari ka ndërruar jetë.
Gjithashtu ai ka thënë se afër shtëpisë së viktimës është gjetur një armë e tipit Ak47 .
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe po merren me rastin, ku deri më tani rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë./gazetametro.net